Kërcënime me bombë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.12.2022, 10:35

Kërcënimet me bomba vazhdojnë edhe më tej në Maqedoninë e Veriut, e që pas shkollave fillore dhe të mesme, tani kërcënimet janë transferuar nëpër institucionet shtetërore dhe biznes qendrat e ndryshme.

Pasi javën e kaluar kishte kërcënime në stacionin policor Qendër dhe Bankën Popullore, sot kërcënime me bombë janë dërguar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, informon Zhurnal.

“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të të cilave objekti është evakuuar menjëherë. Në përputhje me protokolet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, thonë nga MPJ.

Alarme për mjete të vendosura shpërthyese kanë ardhur edhe në Qendrën Tregtare të Qytetit, gjimnazet “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev”.

Ekipe të MPB-së tashmë janë në teren dhe po ndërmarrin aktivitete për kontrollim të objekteve.

Përveç alarmeve anonime për bomba të vendosura në shkolla fillore dhe të mesme javën e kaluar kishte kërcënime për bomba edhe në institucione dhe qendra tregtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit