Vijon tensioni në veri të Kosovës/ Shkollat të mbyllura, nuk qarkullohet as në këmbë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.12.2022, 10:04

Vijon një situatë shumë e vështirë dhe e tensionuar në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut. Pjesa e qytetit në veri të Kosovës vijon të jetë e izoluar dhe e mbushur me njerëz që kanë bllokuar rrugët. Vendkalimet e Bërnjakut dhe Jarinjes janë të bllokuara dhe nuk mund të lëvizësh as në këmbë.

Shkollat në veri të Kosovës nuk do të jenë të hapura ditën e sotme, teksa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këtë herë i ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësorë. Gjithsesi, ai ka qenë shumë kontradiktor në deklaratat e tij dhe në njëfarë mënyrë ka nxitur edhe tensione.

Pas orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme janë dëgjuar breshëri armësh në Rudar, pranë Zveçanit, teksa nuk dihet ende se kush ka qëlluar. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Për shkak të situatës në Kosovë, në Serbi është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Pas kësaj Aleksandër Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Ndërkohë, ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë bërë thirrje për kontroll të situatës dhe për heqjen e barrikadave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit