Gallata e madhe/ IKMT: Shembëm me eksploziv një 5-katësh në Dhërmi, nuk e dimë kush e ka!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.12.2022, 19:02

Një godinë 5-katëshe është shembur me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Dhërmiut. Godina 5-katëshe, ishte në ndërtim dhe mësohet se deri më tani nuk dihet se e kujt ishte në pronësi.

Në vendin e çudirave, thuhet se askush nuk e di se kush e ka ndërtuar atë godinë mister pa leje, teksa Dhërmiu është zona, ku të gjithë e dinë që pronat janë të zëna o nga investitorët e deklaruar strategjikë, ose nga miqtë e Rilindjes, që bëjnë ligjin në bregdetin e jugut.

Në njoftimin e IKMT-së thuhet:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh në Dhërmi. U përdorën në këtë operacion 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi u realizua pa shkaktuar asnjë dëm anësor. Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij.

E pra miq, gjithë këtë investim mijëra euro, nuk dihet se kush e ka bërë, të paktën kështu thotë IKMT, ndërsa policia, që ka për detyrë kontrollin e territorit, ndoshta e di, por SPAK nuk e heton.

Kjo shembje e sotme, duket si një veprim i Ramës, për të treguar se me Irfanin nuk e kishte personale, por ja që do të ketë edhe shembje të tjera. Megjithatë, nuk dihet se kush është “Irfani” i këtij 5-katëshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit