Hotelet e paguara nga Klodian Zoto/ Dy prokurorët e SPAK nuk e thirrën kurrë në pyetje Ben Ahmetajn

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.12.2022, 16:31

Para pak ditësh, u njoftua se dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi u kallëzuan penalisht për shkelje të rënda të procedurës dhe shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e bërë nga gazetari Adriatik Doçi, denoncohej se prokurorët kanë trajtuar me dy standarde provat e siguruara nga e-mailet që kanë gjetur te kompjuterët dhe telefoni i Klodian Zotos në çështjen që lidhet me inceneratorin e Elbasanit.

Sipas kallëzimit në prokurori, por dhe nga informacione të publikuara në media, Arben Ahmetaj nuk është thirrur kurrë për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me inceneratorin.

Edhe në vendimin Nr. 7975, datë 14.11.2014, i nxjerrë nga dosja e Lëvizjes Socialiste në kallëzimin në SPAK, shprehet mendimi pro nga Ahmetaj për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, për shoqërinë Albetek.

“Ndjekja e procedurave të marrjes me koncension të Inceneratorit të Elbasanit nga finacimi me Partneritetin Publik Privat i është ngarkuar për ndjekje Ministrit të zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Arben Ahmetaj dhe Ministrit të Mjedist Z. Lefter Koka. Të dy ministrat kanë që të pranishëm vet apo përfaqësuesit e tyre në të gjitha procedurat e ndjekura për këtë koncension. Me shkresë Nr. 7975 /1 Prot datë 14.11.2014 Z. Arben Ahmetaj shprehet parimisht dakort për Mendim për projektvendimin “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues, përkatësisht Ministrinë e Mjedisit, për dhënien me Koncesion PPP të ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e Energjisë Elektrike”-thuhet në kallëzim.

Dokumenti mban firmën Ahmetaj për miratimin e dhënies se koncesionit te inceneratorit të Elbasanit.

Dy prokurorët e SPAK në kompjuterin e sekuestruar te Klodian Zotos, dhe pas ekspertimit që ata kanë kryer vetë në datë 03.03.2022, kanë parë e-mailet mes të cilave ishin dhe faturat e paguara të hoteleve për Arben Ahmetajn. Ekzistojne dyshimet qe dy prokuroret Klodian Braho dhe Ened Nakuci kanë devijuar hetimet duke mos marrë në pyetje Ahmetjan për të dhënë sqarime për këto fatura të paguara nga Zoto, para dhe pas dhënies se koncesionit te Elbasanit.

“Në mënyrë të qëllimshme për interesa të tyre dhe aspak për interes të një hetimi të plotë të gjithanshëm dhe transparent, të dy të kallëzuarit, meqenëse nuk bënë pjesë të provave të dosjes hetimore Ministrin Arben Ahmetaj, te materialet që janë gjetur në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto, bënë publike madje dhe pa hezituar fare materiale që i përkisnin hetimit”– citohet nga kallëzimi.

Për këtë arsye, tre të akuzuarit, dy prokurorët dhe ish-Ministri Ahmetaj akuzohen sipas kallëzimit, se kanë shpërdoruar detyrën dhe devijuar hetimet, ndaj për ta kërkohet arrest me burg në kallëzim dhe bllokimin e menjëhershëm të gjithë dokumentacionit dhe praktikës që ndodhet pranë SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit