Rikthehet miku i Blend Gonxhes, Nursen Metuli “fut kthetrat” tek paratë e durrsakëve, 82 milionë në tenderin e dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.12.2022, 22:30

Nursen Metuli pronari i kompanisë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION rikthehet përsëri në përfitimin e tenderave të dyshimtë. Sipas artikujve të shumtë në media, Metuli rezulton të jetë i njohur i vjetër dhe mik i Blendi Gonxhes, madje sipas një investigimi të Joq Albania kohë më parë, rezultonte se mjetet e kompanisë së makinave me qira të Gonxhes përdoreshin nga kompania ATD e Nursen Metulit.

Përveç kësaj, kompania e Metulit ka marrë një sërë tenderash të dyshimtë nga shumë institucione shtetërore për vendosjen e GPS tek makinat e tyre. Por duket se Nurseni vazhdon të marrë tendera edhe në rethe, siç rasti i Bashkisë Durrës.

Bëhet fjalë për një procedurë që mban numrin e referencës REF-45190-10-11-2022 dhe ka si objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”. Tenderi është dhënë nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Durrës, institucion në varësi direkte të Emiriana Sakos.

Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se kemi të bëjmë me një rast të dyshimtë. Së pari sepse në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe së dyti sepse kompania e Metulit ka dhënë ofertën më të lartë.

Pavarësisht diferencës prej rreth 12 milionë lekësh të vjetra më tepër se konkurrenti, kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit është shpallur fituese për vlerën prej 6,900,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 82 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Së treti kjo vlerë fituese rezulton të jetë sa 98.5% e fondit limit të tenderit, duke rritur së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit