Inskenoi vdekjen për t’iu shpëtuar borxheve, arrestohet në Itali Davide Pecorelli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2022, 20:45

Është arrestuar pasditen e sotme Davide Pecorelli, 47-vjeçari nga San Giustino, i cili në janar 2021 inskenoi zhdukjen në Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i tij është me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Pecorelli me historinë që sajoi bëri që të gjithë të besonin se ai kishte vdekur në Shqipëri brenda një makine tip “Skoda Fabia” të përpirë nga flakët në Gjegjan të Pukës. Por që nëntë muaj më vonë u rishfaq në ishujt toskan të Montecristo pasi po kërkonte një thesar.

Prokuroria shqiptare në tetorin e kaluar mbylli hetimet ndaj italianit i cili akuzohet për mashtrim, dhunim varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Sipas hetimeve, Pecorelli për t'i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një makine që kishte marrë me qira në fshatin shqiptar të Gjegjanit, brenda së cilës kishte gjetur mbetje eshtrash njerëzish për të simuluar vdekjen e vet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit