Mickoski: Me këtë Qeveri krimi dhe korrupsioni vetëm po thellohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2022, 17:21

Gjatë vizitës së sotme në komunën Aerodrom me rastin e ngjarjes “Ideja jote për ndryshime”, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me ardhjen e ekipit amerikan për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se me këta njerëz që janë në Qeveri dhe në krye të institucioneve, krimi dhe korrupsioni vetëm mund të thellohen. Prandaj, siç shtoi, na duhen zgjedhje dhe njerëz të rinj që do t’i drejtojnë këto institucione në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

-Me këta njerëz në këto institucione jo vetëm që nuk ka shpresë, por korrupsioni dhe krimi vetëm mund të thellohen. Njeriu që është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtatë vjet, Qeveria që është qeveri për më shumë se pesë vjet dhe partia që është pjesë e asaj Qeverie për më shumë se 20 vjet dhe janë arsye për krimin dhe korrupsionin në Republikën e Maqedonisë nuk mund të jenë zgjidhje. Prandaj, cilido qofte ekip hetuesish fillimisht duhet të nisë nga Qeveria.

Pikërisht për këtë arsye po them se sa më shpejt kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare me njerëz të rinj në krye të këtyre institucioneve, aq më shpejt do të gjejmë zgjidhje për krimin dhe korrupsionin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit