15 fëmijë vdiqën në Britani/ Ekspertët tregojnë simptomat alarmante të Streptococcus A

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 11:45

Një alarm është ngritur në Britaninë e Madhe pas vdekjes së 15 fëmijëve të moshës 4 deri në 12 vjeç nga infeksioni Streptococcus A.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka lëshuar një njoftim mbi atë që prindërit duhet të kenë kujdes si shenja të sëmundjes. Tre ekspertë analizojnë simptomat dhe tregojnë se kur prindërit duhet të shqetësohen.

Streptococcus i grupit A është një lloj i zakonshëm i baktereve që te shumë prej nesh gjendet në fyt dhe lëkurë pa shfaqur asnjë simptomë infeksioni. Megjithatë, ai zbulohet veçanërisht shpesh tek fëmijët dhe mund të transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, me cirkat e pështymës nga kollitja ose teshtitjes.

Bakteri mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, indeve të buta dhe traktit respirator. Ai është gjithashtu përgjegjës për infeksione të tilla si bajamet. Këto infeksione rrallë herë janë serioze dhe simptomat zhduken me mjekim.

Infeksionet bakteriale të lehta të streptococcus A mund të trajtohen lehtësisht me antibiotikë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve ose përhapjen përmes kontakteve në shtëpi dhe shkollë.

Në raste më të rralla dhe më serioze, streptococcus del përmes lëkurës ose fytit dhe shkakton një gjendje të njohur si streptokoku i grupit A invaziv. Kjo gjendje mund të çojë në ‘sepsë’, duke përfshirë infeksione të qarkullimit të gjakut, nyjeve, kockave, muskujve, mushkërive, trurit ose shtresave të thella të lëkurës.

Meqenëse një përqindje shumë e vogël e infeksioneve me strep A çon në sëmundje të rëndë ose strep të grupit A invaziv, ka kuptim që numri i infeksioneve të rënda është rritur me rritjen e numrit total të infeksioneve të lehta dhe asimptomatike me strep A.

Kur duhet të shqetësoheni?

Shenjat për t'u kujdesur nuk janë të ndryshme nga ato të sëmundjeve të tjera serioze te fëmijët:

  • temperaturë e lartë që nuk largohet;
  • dhimbje të forta të muskujve
  • dhimbje në një zonë të trupit
  • përhapja e skuqjes në lëkurë
  • vështirësi në frymëmarrje
  • përgjumje e tepërt ose nervozizëm

Edhe pse shqetësimi është shtuar për infeksione më të rënda në këtë kohë, ekspertët theksojnë se rreziku për çdo fëmijë mbetet shumë i vogël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit