Anëtar i një organizate kriminale për trafikun e drogës/ Arrestohet prokurori kundër krimit të organizuar në Mal të Zi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 10:55

Policia malazeze ka arrestuar prokurorin special të agjencisë kundër krimit të organizuar, Sasha Kaidenoviç, nën dyshimin se ishte anëtar i një organizate kriminale për trafikun e drogës.

Sipas zyrës së prokurorit të Podgoricës, Klaidenoviç dyshohet se është anëtar i organizatës Kavac, me bazë në Gjirin e Kotorrit. Anëtarët e kësaj bande ishin përfshirë në një konflikt me rivalin e tyre bandën e Scagliarit, pasi rreth 300 kg kokainë u zhdukën në një port spanjoll në vitin 2014. Si padojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën dhjetra persona në Mal të Zi, Serbi, Greqi, Spanjë, Ukrainë dhe Austri.

“I arrestuari akuzohet se që nga mesi i vitit 2020 është bërë anëtar i një organizate kriminale, asaj të Kavaçit. Ai është urdhëruar që të mos procedojë ligjërisht anëtarët e kësaj organizate kriminale”, bën me dije Prokuroria.

Qeveria e kryeministrit në largim Dritan Abajovic kishte vendosur si synim luftën kundër krimit të organizuar. Në tetor, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë u procedua për përfshirje në kontrabandë. Vesna Mendenica, e cila ishte në krye të Gjykatës Supreme për 14 vjet, dyshohet se mbulonte organizatën, e cila drejtohej nga djali i saj, Milos Mendenica.

Gjykatësja 65-vjeçare u arrestua në prill teksa po përgatitej të hipte në një fluturim për në Serbi. Ajo dhe djali i saj i mohojnë akuzat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit