Policia Financiare mund të kontrolloj marrëveshjen për furnizim me naftë të NQP

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2022, 10:01

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danbella Arsovska nuk ka asgjë kundër në rast se tenderi për furnizim me naftë për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik-Shkup vihet nën thjerrëzën e Policisë Financiare.

Ndërkohë e pyetur për vërejtjeve të opinionit rreth marrëveshjes dyvjeçare për furnizim me naftë mes NQP dhe një kompanie, Arsovska me përgjigje:

“Absolutisht, jo. Dhe duhet gjithçka të kontrollojnë. Vallë mendoni se unë, si person vetanak dhe si dikush që e udhëheq këtë qytet, do të d al dhe do të përballem me të gjithë këto oponentë, në rast se vlerësoj se kam çfarë të fsheh. Apo në rast se bëjë diçka që nuk është Adekuate”, tha Arsovska.

Nuk do të hesht për diçka që besoj se nuk sjell të mira për qytetarët, tha kryetarja e Qytetit të Shkupi, Danella Arsovska në Alsat. Ndërkohë derisa foli për valën e shkarkimeve në disa institucione dhe vërejtjet e partive politike, Arsovska tha:

“Qytetarët e vërejnë kur dikush dëshiron të bëj diçka dhe iu shpall luftë të gjithë atyre që punojnë në një sistem, të cilin me vetëdije nuk dëshirojnë që ta ndërrojnë tanimë 30 vjet, për arsye se iu konvenon. Mundesha të jem në një pozitë shumë komode, të ulem në vendin ku jam dhe të hesht, por siç e shihni edhe vet, nuk e kam ndërmend të ulem dhe të hesht para diçkaje që nuk besoj se do të sjellë të mira për qytetarët”, deklaroi Arsovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit