Ka përkrahur dhe ndihmuar vrasësin me pagesë, merret nën hetim e dashura e Nuredin Dumanit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.12.2022, 13:23

Vajza me inicialet M.H., dashura e Nuredin Dumanit e cila dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar vrasësin me pagesë në aktivitetin e tij kriminal është marrë në hetim nga SPAK. OraNews shkruan se SPAK ka vendosur të marrë më shumë kohë për hetimin, duke e shtyrë afatin e veprimeve deri në majin e vitit 2023.

Më konkretisht, janë shtyrë hetimet për dosjen me 33 persona të akuzuar nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla. Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në një seri krimesh, kryesisht vrasje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Hetimet ndaj të dashurës së Dumanit po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria. Në këtë hetim, SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri të cilat më parë kanë qenë pa autor.

Çështja e fundit, që është tërhequr nga prokuroria e Durrësit, flet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në këtë qytet më 9 qershor 2019. Banka dyshohet se është grabitur nga anëtarë të grupit të Nuredin Dumanit. Ky i fundit është nxjerrë nga burgu ku mbahet dhe nën shoqërimin e policisë është dërguar nga hetuesit në disa vende kryesore, ku ai dyshohet se ka kryer krimet dhe ka bërë takimet me eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky veprim është kryer me Dumanin për të saktësuar por edhe për të verifikuar saktësinë e dëshmisë së tij.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë”, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 12 janë ende në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit