Akademia e Shkencave: Shqiptarët ngjajnë gjenetikisht me grekët, jo me turqit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.12.2022, 12:45

Një studim i bërë së fundmi nga Akademia e Shkencave bën me dije se popullata shqiptare ka lidhje AND-je edhe me pjesën veriore të Greqisë. Studiuesi Ilia Mikerezi shprehet për ABC se në nivelin molekular nuk është vërtetuar një gjë e tillë. Ai shton se studiuesit e Akademisë së Shkencave synojnë që të zbulojnë në të ardhmen më shumë për lidhjen gjenetike me ilirët për shkak se ende nuk ka studime të AND-së.

“Lidhjet gjenetike midis popullatës shqiptare dhe popullatës shqiptare që jetojnë jashtë vendit, sidomos popullatat arbëreshe në jugun e Italisë vazhdojnë që të kenë lidhje të forta gjenetike. Nga ana tjetër janë vërejtur lidhje siç pritet me pjesën veriore të popullatës të Greqisë. Kjo është e pritshme sepse sipas skenarëve të përcaktuar nga studime të tjera del që proceset migratore kanë qenë në këtë. Studime janë bërë shumë të kësaj natyre, këto që thuhen janë në nivelin popullor. Kur flasim për lidhjet gjenetike flasim në nivelin molekular, te ADN. Sigurisht nëse flasim për lidhje të tilla, i kemi në zonën e Ballkanit. Për lidhjet me ilirët në nivelin molekular, atë të ADN ne ende nuk kemi, ky është një nga synimet. Janë punë të vështira për tu kryer por kjo synohet që në një kohë jo shumë të largët të kemi të dhëna të kësaj natyre,”- thotë Mikerezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit