Kush janë oligarkët që financojnë Rilindjen?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.12.2022, 13:34

Ilirjan Celibashi i KQZ pas 8 muajsh nga zgjedhjet qendore vendosi gjobitjen e partive kryesore politike të Shqipërisë për fshehje të financimeve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Partia Socialiste u gjobit me 55 Milion Lekë, Partia Demokratike me 7 Milion Lekë, ndërsa Partia e Lirisë kaloi e pagjobitur pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka patur parregullsi në raportet e shpenzimeve elektorale.

Komisionit konstatoi se PS ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike dhe këto i ka të padeklaruara.

Po ashtu KQZ gjobiti nga 300 Mijë Lekë-1 Milion Lekë edhe tre media të mëdha: Tv Klan, Top Channel dhe Vizion Plus pasi kishin shkelur kohën televizive të përcaktuar për subjektet politike. Shuma e reklamave televizive e të gjitha partive, të transmetuara në televizionet e vendit ka qenë 641 Milionë Lekë ndërkohë që është deklaruar vetëm 64.5 Milionë Lekë.

Partia Socialiste ka vlerën më të madhe monetare të reklamave të paraportuara me 280 Milionë Lekë (2.4 MLN €), e ndjekur nga Partia Demokratike me 224 Milionë Lekë (1.9 MLN €).

Rilindja është gjobitur për dy shkelje: Pasi nuk ka paraqitur në kohë, e po ashtu në mënyrë të parregullt një raport financiar për zgjedhjet dhe tejkalim të kufirit të shpenzimeve të lejuara. Partia fituese e mandatit të tretë zgjedhor ka shpenzuar 2.4 MLN € vetëm në reklama dhe 55 Milion Lekë shkelje të kufirit maksimal të shpenzimeve.

Pyetjes së hamendësuar nga të gjithë që bie në këtë mes, i japin fare mirë përgjigje faktet

Tenderat me vlerë që nuk i mbarojnë zerot, dhënë nga institucionet shtetërore dhe pushteti lokal për oligarkët kryesorë të vendit janë një hartë zbuluese e pyetjes 1 MLN Dollarëshe.

Ata kryesorët në Tiranë i gjeni me një skemë fare të thjeshtë: Mjafton të dilni në sheshin Skënderbej e të bëni një rrotullim qafe 360 gradë për të numëruar të gjitha kullat që janë ngritur, të denoncuara me emra dhe fakte nga JOQ Albania.

The Eyes of Tirana, Armand Lilo

The Mount of Tirana, Mark Luli

Kulla me fytyrën e Skënderbeut, Edmond Bego

Kulla 30-katëshe pas 15-katëshit, Ram Geci

Plaza, Vasil Naçi

Forever Green Tower, Arben Xhaferri

Lion Park Residence, Bardhjus Bushaj

Air Albania Tower, Sadik dhe Idajet Ismailaj

Book Tower tek Sahati i Tiranës, Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia kamuflmuar sipas akuzave të opozitës Agron Xhafa (vëllai i Fatmir Xhafaj) dhe Ols Rama

Në bashkitë lokale të vendit janë jo më shumë se 2-3 oligarkë për bashki që bëjnë ligjin, gllabërojnë fondet publike, të lidhur ngushtë me kryetarët e bashkive apo edhe ”të fortët” që sigurohen të vulosin “marrëveshje” aty ku populli bën rezistencë.

Në vit zgjedhor, kjo dyshe e pathyeshme, janë burimi kryesor i votave dhe zakonisht shpërblehen jo vetëm me tendera publikë, por me vila të shtrenjta apo kryesisht leje ndërtimi.

Për të gjetur emrat e oligarkëve kryesorë të financuesve të PS, mjafton të shihni promovimet që u bën kryeministri firmave gjigante të tyre që kanë ngrënë taksat e popullit ndër vite.

Edi Rama me çadrën e FarmaNet, oligarkut Sokol Topçiu i dënuar për kontrabandë ilaçesh. Mik i ngushtë i ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Edi Rama dhe oligarku i Rrugës së Arbrit Rrok Gjoka

Edi Rama dhe oligarku i ndërtimeve Pëllumb Salillari

Edi Rama dhe oligarkja e shëndetësisë Vilma Nushi

Edi Rama me gylenistin Klodian Allajbeu, zotërues i koncesionit të Hemodializës dhe qindra tenderave korruptivë multi milionësh në Shëndetësi

Edi Rama dhe Bashkim Ulaj, koncesionari i Thumanë-Kashar

Edi Rama dhe Ram Geci, pronari i 15-katëshit

Edi Rama dhe Tom Doshi

Edi Rama dhe Gjergj Luca

Këta oligarkë janë persona me influencë, punëdhënës të shumë hallexhinjve, gjë që sërish përkthehet në votë. Politika shqiptare ua ka nevojën këtyre personave duke ndërtuar kështu një madhënie jap-marr për të siguruar pushtetin në vazhdimësi e për të akumuluar pasuri me të gjitha pushtetet e kapura e të vëna në funksion të vet.

Një autokraci e frikshme që në thelb në këtë shtet të korruptuar duket e pafundme, e cila ka detyruar largimin e “trurit të shoqërisë”, rinisë, që i ka shpëtuar skemës që ka skllavëruar një popull, e ata që kanë mbetur këtu s’po i lë të ngrenë as kokën…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit