Macron merr vendimin: Prezervativë falas në farmaci për të rinjtë nga 18-25 vjeç

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.12.2022, 10:48

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një shënimi në facebook, ka njoftuar se prezervativët do të vihen në dispozicion falas në farmaci për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç, në vitin 2023.

Ky vendim vjen si një përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë.

"Është një revolucion i vogël për kontracepsionin”, tha Macron gjatë një diskutimi me të rinjtë në Fontaine-le-Comte, një periferi e Poitiers.

Në Francë, që nga 10 dhjetori 2018, prezervativët rimbursoheshin nëse shkruheshin nga një mjek në recetë mjekësore.

Por tashmë mbulohen nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor, një masë që synon të luftojë përhapjen e SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Ndër të tjera Macron tha se shëndeti seksual i të rinjve është një çështje që duhet marrë seriozisht dhe përmendi vaksinimin e adoleshentëve kundër infeksioneve me virusin papilloma, të lidhur me shfaqjen e tumoreve.

Informacioni është një punë e madhe dhe duhet ta bëjmë të aksesueshëm në shkolla. Nuk e përjashtoj kalimin drejt vaksinimit të detyrueshëm, por kur kemi rekomandimet e duhura shkencore. Ndërsa sa i përket edukimit seksual, ne nuk japim më të mirën për këtë çështje. Realiteti është shumë, shumë larg teorisë”, përfundoi Macron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit