Bien shitjet e gjelave të detit në Elbasan, tregtarët: S’ka njerëz as lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2022, 19:28

Në shumë familje shqiptare, gjeli i detit është traditë në ndërrimin e viteve.

Por këtë vit, në qytetin e Elbasanit shumë familje do të duhet të festojnë pa gjel deti në tryezat e tyre pasi nuk kanë para. Tregtarët në tregun e shpendëve të Elbasanit thonë se tani nuk ka as blerës pasi njerëzit kanë ikur dhe nuk ka kush të blejë.

S'po shesim hiç fare. Këtë popull e ka penalizuar qeveria. Nuk ka shitje fare, ky popull ka ikur. Nuk presim të shiten, sepse s’ka njerëz, njerëzit janë larguar.

Ndërkohë që tregtarë të tjerë shprehen se detyrohen që gjelat e detit t'i shesin me çmime më të ulëta pasi qytetarët nuk kanë para mjaftueshëm.

Që në orën 7:00 kam shitur një dhe atë e shita me humbje, sepse aq lekë plotësonte.

Ndërkohë që vlen të thuhet se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore i ka detyruar shqiptarët që të blejnë më pak për të kursyer sa më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit