Detaje të reja për Gerti Shehun/ 5 vite më parë plagosi rëndë një roje për pultin e televizorit, e la 9 ditë pa ndjenja

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.12.2022, 11:18

Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po marshonte në protestë, ndodhet ende në spitalin e Traumës dhe më pas do të shoqërohet në ambientet e paraburgimit sepse ndaj tij është firmosur urdhërarresti.

Por nga raportimet e fundit rezulton se ish kryeministri Sali Berisha, nuk është personi i parë që merr plagë në fytyrë nga grushti i Gerti Shehut.

5 vite më parë , më konkretisht në gusht të vitit 2017, Shehu, në atë kohë 26 vjeç, ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të shumta shtetasit Përparim Vladi, i cili punonte si roje në një palestër, në zonën e Liqenit Artificial.

Referuar vendimit të siguruar nga Faxnews, sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

Siç duket reagimi i Vladit, nuk i pëlqeu Shehut, e për këtë e ka qëlluar rojen me grushte në fytyrë dhe tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime dhe hematoma të rënda.

Pas kallëzimit në komisariatin nr 1, të shtetasit Përparim Vladi, institucioni i akuzës nisi hetimet dhe nga verifikimet e kryera doli në përfundim se rojës së palestrës, pas dëmtimeve e tij u klasifikuan në kategorinë që i kanë shkaktuar humbje të aftësisë për mbi 9 ditë.

Për këtë ngjarje prokuroria e akuzoi Shehun për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Tiranës, shpalli fajtor Shehun duke e dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë. 5 vite nga ajo ngjarje 31-vjeçari do përballet sërish me drejtësinë, ku këtë herë ai do përballet me akuzat e “plagosjes me dashje” dhe goditje për shkak të detyrës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit