“Toka është e rrafshët, Gjeografia gënjen”, Getinjos ia mbështet edhe Karrica i ‘Lugatit’ dhe i dalin kundër shkencës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 11:13

Getoar Aliu, Getinjo banor i BBVK, u bë viral me deklaratën e tij ku thoshte se Toka është e rrafshët dhe se nuk beson atë çfarë i është thënë në shkollë lidhur me formën e planetit.

“Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj. A din me sa njerin kam bërë debate për ket”- tha Getinjo.

Kjo ngjalli komente kudo në rrjet, ku audienca e kritikonte negativisht Getinjon dhe deklaratën e tij.

Mirëpo në krah të Getit, ka dalë një tjetër personazh VIP, i cili njihet për projektin e tij muzikor Lugati.

Gjon Karrica është një këngëtar i njohur që këndon muzikë pop dhe ka mbështetur Getinjon i cili i del kundër shkencës lidhur me formën që ka Toka.

"Po është e vërtetë", ka thënë Karrica.

Sipas shkencës Toka në pole është e shtypur, kurse në ekuador pak më e zgjeruar dhe ajo ka formë të elipsoidit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit