Çmimi i naftës bie për herë të parë nën 200 lekë për litër, por sot duhej të shitej 17 lekë më pak

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.12.2022, 10:17

Ditën e djeshme Bordi i Transparencës vendosi ulë çmimet e karburanteve pas rënies së çmimeve në bursë. Nga 206 lekë për litër që nafta ishte më parë, tashmë shitet me pakicë me 198 lekë për litër, duke pësuar një ulje prej 8 lekësh.

Kjo është hera e parë që ky karburant bie nën 200 lekë që kur nisi lufta në Ukrainë, në fillim të marsit. Edhe benzina është ulur me 4 lekë, pasi do të shitet me pakicë për 180 lekë nga 184 që ishte më parë. Në bursë nafta po pëson ulje të vazhdueshme duke arritur në nivelet që ishte në periudhën e para luftës.

Kjo ulje vjen për shkak të shqetësimeve për një recesion të madh të ekonomive botërore dhe problemeve me Covid-19 që po has Kina. Megjithëse të gjitha kushtet janë të barabarta me janarin e këtij viti, në Shqipëri një litër naftë shitet 17 lekë të reja më shumë se atëherë.

Më parë justifikimi ishte bursa e dollarit, por edhe kjo monedhë, me të cilën bëhet tregtia e naftës, ka zbritur në 111 lekë, sa ishte në janar. Pra, edhe ky justifikim nuk vlen më. Kjo vendosje çmimesh nga Bordi i Transparencës vijon të jetë abuzive dhe jo në mbrojtje të konsumatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit