Fondi 1 miliardë euro i BE/ Qeveria del thatë nga samiti i Tiranës, Shqipëria merr vetëm 80 milionë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.12.2022, 09:49

Bashkimi Europian dhe liderët e Ballkanit Perëndimor u pritën nga qeveria jonë në samitin e parë që organizohej në Tiranë. Nga ky samit natyrshëm priteshin lajme të mira dhe një prej tyre mund të quhet fondi prej 1 miliardë eurosh, që BE ka gati për t’ia dhënë Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Por nga granti i parë prej 500 milionë eurosh, që synon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar emergjencën energjetike që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, Shqipëria fiton vetëm 80 milionë euro. Nga paketa e dytë prej 500 milionë eurosh, vendi ynë nuk është kualifikuar në asnjë projekt dhe nuk përfiton.

Nga granti i parë Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, më pas vijnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me nga 80 milionë euro, Kosova me 70 milionë euro, Bosnja me 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde kanë synim zbutjen e luhatjes së çmimeve për bizneset e vogla dhe familjet.

Nga gjysma e dytë e fondit 1 miliardë eurosh, qeveria ynë deri më tani nuk ka arritur ta bindë BE-në me asnjë projekt zhvillimor të energjisë dhe nuk merr asnjë cent, megjithëse nevoja është e madhe. Nga fondi i parë i gjysmës së dytë prej 170 milionë eurosh, përfituesit kryesorë do të jenë Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, gjysma e dytë e fondit të dytë 500 milionë eurosh, nuk është caktuar ende sesi do të ndahet. Nga ky fond 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën dhe kursimin e energjisë dhe 230 milionë do të përdoren si garanci për sektorin privat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit