Nisma synon veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të prindërve të të njëjtit seks që lëvizin nëpër BE me fëmijët e tyre një synim që mund të irritojë vendet e BE-së si Hungaria dhe Polonia, të cilat kanë miratuar rezoluta anti-LGBTQ+ në vitet e fundit.
Aktualisht, vendet e BE-së kanë ligje të ndryshme për prindërimin, të cilat mund të krijojnë komplikime për familjet me çështje që kalojnë kufijtë, si kujdestaria ose e drejta për të përfaqësuar ligjërisht një fëmijë në shkollë ose mjedise shëndetësore. Të mërkurën, zyrtarët e BE thanë se duan t'i japin fund variacioneve të tilla. Komisioneri i drejtësisë i BE-së, Didier Reynders tha:
Të gjithë fëmijët duhet të kenë të njëjtat të drejta, pavarësisht nga mënyra se si janë konceptuar apo lindur dhe nga lloji i familjes së tyre.
Ndërkohë komisionerja e BE-së për Vlerat dhe Transparencën Věra Jourová tha se është e paimagjinueshme që një prind të njihet në një shtet dhe të mos njihet nga një tjetër.
Është e paimagjinueshme që një prind në një shtet anëtar të mos njihet si prind në një shtet tjetër anëtar. Kjo i vë disa fëmijë në rrezik, pasi ata nuk do të kishin të garantuar akses në të drejtat e tyre, si trashëgimia, mirëmbajtja ose vendimet për shkollim dhe arsim.
Propozimi i Komisionit ende duhet të kalojë përmes Këshillit të BE-së, i cili përfaqëson vendet e BE-së, dhe Parlamentit Evropian. Thelbi i propozimit është që pasi një shtet anëtar të ketë krijuar të drejtën e prindërimit sipas ligjit të tij kombëtar, ata duhet të njihen nga shtetet e tjera anëtare.
Komisioni thotë se të paktën dy milionë fëmijë në BE e gjejnë veten në telashe të ngjashme, ku një shtet i BE-së njeh prindërit, por jo një tjetër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.