“Ka prova që është torturuar nga gardianët”, flet xhaxhai i shqiptarit që vdiq në burgun serb: E arrestuan prej fotove

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2022, 19:57

Pak javë më parë në burgun Sremska Mitrovica në Serbi ka humbur jetën i riu me origjinë nga Peja, Artan Zuberi. Xhaxhai i 28-vjeçarit i cili jetonte në Norvegji ka treguar për mediat momentin e arrestimit të nipit të tij si dhe dyshimet e tyre për vdekjen.

Nagip Zuberi ka treguar se nipi i tij është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, pasi po kthehej në Norvegji aty ku jetonte me familjen e tij. Sipas tij arsyet e arrestimit të shqitptarit nga policia serbe ishin tatuazhet e tij nëpër trup me flamurin kombëtar dhe një foto me armë kallashnikov në makinën me të cilën po lëvizte.

Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia. Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite.

Ai thotë se djali i vëllait të tij, Artani ka vdekur në këtë burg pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që kishte përfshirë burgun më 21 nëntor 2022. Sipas tij burgu ku 28-vjeçari vuante dënimin është përfshirë nga flakët dhe për tetë orë dyert e katit ku ai qendronte kanë qenë të mbyllura. Kjo sipas tij është bërë që 28-vjeçari të humb jetën për shkak të asfiksisë nga tymi dhe zjarri.

Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardh nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor. Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshel pavijonin numër dy për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka.

Më tej ai thotë se 28-vjeçarin e ka vizituar disa herë në burg nëna e tij por ajo ka vënë re disa sjellje të çuditshme te ai.

Vetëm nëna e tij e ka vizituar në burg të Sremska Mitrovicës në Serbi. Neve na i patën ndaluar vizitat. Edhe nënës së vet dhe babës ia patën ndalu vizitat nja dy-tri herë, me arsyetimin ‘jo nuk është këtu, jo nuk gjendet këtu’. E qisi rrena e manipulime qysh bëjnë ata me politikën e tyre. Kur e kish pa nana e vet për herë të fundit ka qenë shumë i hutuar, sa që shikonte majtas-djathtas, pasi e kanë torturu shumë. E kanë rreh shumë. Nana e vet e ka pyet çka ke, e ai veç ka kqyr anash.

Xhaxhai i 28-vjeçarit thotë se nipi i tij do të varroset në Norvegji pasi atje jeton dhe ka gruan e dy fëmijët. Sipas tij babai i Aranit ka një regjistrim audio të një siriani (gjithashtu i burgosur), i cili ka treguar për torturat që ia kanë bërë gardianët serbë Artanit në burg.

Trupin e kemi marr të martën në orën 17:00 nga spitali i Novi Sadit nga morgu. Nuk e kemi pa trupin, pasi na e kanë dhënë në arkivol të mbyllur. Vëllai s’ka mundur me çel, se tha ‘mërzitem më shumë rrugës’. Trupi i pajetë i Artanit do t’i dorëzohet autoriteteve norvegjeze. Varrimi i tij do të bëhet në Norvegji. Artani është 28 vjeç, i martuar dhe i ka dy fëmijë. Serbët ia kanë bërë obduksionin dhe sipas tyre ka dalë si vdekje normale. Edhe një incizim e ka vëllai të një siriani, i cili i ka treguar se si e kanë torturuar Artanin në burg. Sa që siç kish thënë siriani, ai s’ka guxu as me u la, pasi në momentin që ia kanë pa tatuazhet e kanë rreh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit