Vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës, dënohen dy ish-punonjësit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.12.2022, 18:57

Dy ish-punonjës të Thesarit të Shtetit në Kosovë janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ata akuzohen për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove buxheti.

Labinot Gruda, u dënua me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 8.500 eurosh, ndërsa Kadri Shala me 10 vjet burgim dhe 33.000 euro gjobë.

Sipas ‘Radio Europa e Lirë’, Gruda dhe Shala duhet të t’i kompensojnë Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dëmin e shkaktuar në vlerë prej 2 milionë euro.

Gruda u shpall fajtor për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar, hyrje në sistemet kompjuterike, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe shpërlarje e parave. Ndërkohë Shala u shpall fajtor për ndihmë në ndërlidhje me veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe për shpërlarje të parave.

Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit kishte ndodhur në tetor të vitit 2020. Prokruroria Speciale e Kosovës deklaroi vitin e kaluar se kishte arritur të ngrinte rreth 600 mijë euro që lidheshin me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës. Po ashtu u tha se ishin ngrirë 34 llogari të bizneseve, ku besohej se ishin transferuar paratë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit