Emigrimi drejt Anglisë/ Parlamenti thërret ambasadorin shqiptar: A nuk shqetësoheni?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.12.2022, 18:30

Shqiptarët janë duke u larguar masivisht nga vendi duke tentuar gjithmonë e më shumë të futen në Angli. Herë me kamion, herë me dokumenta false dhe më së shumti me gomone, shqiptarët po dynden drejt ‘tokës së premtuar’. Shifrat janë shqetësuese, në 10 emigrantë që hyjnë në Britaninë e Madhe, 4 prej tyre janë shqiptarë.

Për këtë fakt, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko është thirrur në Komisioni për Punët e Brendshme në parlamentin e Britanisë për t’u pyetur se përse shqiptarët po shkojnë masivisht në Angli.

Ai u pyet se përse 35% e të kapurve në kanalin e La Manshit me gomone ishin shqiptarë, ambasadori sikur të mos i dinte hallet e shqiptarëve tha se nuk kishte asnjë dijeni për këtë. Po ashtu nuk dha as se kryeministri që e ka vendosur në atë pozicion, ishte realisht shkaktari i emigrimit të shqiptarëve.

Në deklaratën e tij ambasadori u tregua pak filozof dhe humorist, duke thënë se problemi me emigrimin e paligjshëm konsiston në faktin që shqiptarët nuk kanë mundësi për emigrim të ligjshëm.

Tronditës është fakti se ambasadori mohoi që vendi të ketë një problem me fenomenin e “humbjes së trurit” apo largimit të forcës punëtore. Në një kohë kur në bulevardet e qyteteve kryesore të Shqipërisë sheh vetëm pleq, për Qirkon kjo gjë nuk vërehet.

Tim Loughton, një deputet konservator, i është drejtuar Qirkos duke e pyetur se: “A nuk shqetësoheni për largimin e personave të kualifikuar?”

Qirko tha se ai nuk shihte se një problem i tillë ekziston, ndërsa deklaroi se zgjidhja për emigrimin e paligjshëm është që shqiptarët të mund të emigrojnë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se Britania e Madhe ka vende pune të paplotësuara dhe ka nevojë për emigrantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit