Një shtetas shqiptar në Nea Smyrni në Greqi akuzohet për për tentativë përdhunimi ndaj një 23-vjeçareje që vizitoi sallonin e tij për një masazh. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesditën e 26 nëntorit , ku vajza ishte e shtrirë gjysmë e zhveshur në shtratin e salloni. Në vend që të shijonte masazhin, masazhatori shqiptar i tërhoqi të brendshmet dhe kur 23-vjeçarja i tha të ndalonte, ai jo vetëm që nuk e respektoi, por filloi ta prekte në organet gjenitale. Në dëshminë e saj në polici 23-vjeçarja tha:
Kisha një takim të caktuar për datën 26 nëntor në orën 15:30 në biznesin që ndodhet në Nea Smyrni në katin e parë, i cili ofron shërbime masazhi. Takimi fillimisht ishte caktuar për datën 18 nëntor, por meqenëse nuk shkova, më thirri një njeri që u prezantua si pronar i biznesit për të caktuar takimin tonë. Sapo mbërrita takova njeriun që u prezantua si pronar, diskutuam programin që do të doja, 50 minuta masazh limfatik për anticelulit dhe forcim dhe pasi e pagova, shkuam në dhomën e masazhit për të filluar. Pasi u futëm brenda, u zhvesha plotësisht siç më udhëzoi, vesha të brendshme një përdorimshe poshtë dhe u shtriva në fytyrë. Në fillim burri bëri masazhin normal gjatë të cilit më tha se lëkura ime është prej kadifeje, gjë që nuk më dukej e kundërshtueshme. Por më pas ai masazhoi kofshën e djathtë dhe kuptova se po përpiqej të më hiqte të brendshme sepse po i shtynte me gishta dhe në fillim nuk mund të dalloja nëse ishte me qëllim apo rastësisht.
Më pas më masazhoi barkun dhe në një moment më vuri dorën te kërthiza, ma futi nëpër të brendshme drejt organeve gjenitale dhe i thashë se nuk do të doja të më prekte në atë moment. Tha ok dhe vazhdoi masazhin e barkut. Pasi vazhdoi me masazhin, ai filloi të më prekte sërish në organet gjenitale. Isha pa fjalë dhe ai po përpiqej të më bindte të qëndroja. Unë zbrita poshtë dhe shpërtheva në lot.
Ndërkohë shqiptari i cili më parë ka punuar si kameraman në një emision të njohur televiziv mohoi denoncimin e vajzës, duke e quajtur të rreme, të pavërtetë dhe kontradiktore.
Unë jam një profesionist i ndershëm dhe modest, një asistent fizioterapist me njohje dhe vlerësim nga kolegët dhe klientët për shërbimet që ofroj dhe etikën time, pasi nuk ka pasur asnjëherë një ankesë ndaj meje. Dua t'i kërkoj falje vajzës dhe të gjithëve. Ajo la një takim në sallonin tim, një biznes familjar për të masazhuar këmbët dhe të pasmet e saj për celulitin. Unë kam studiuar si terapist fizik në Athinë, kam punuar në një qendër të madhe në periferinë veriore për një vit. Më pas, për shkak të pandemisë, ndalova. Më parë kam punuar si kameraman në kanale televizive. Ndryshova profesionin sepse më pëlqente dhe doja të ndihmoja njerëzit. Doja të siguroja familjen time.
Në lidhje me rastin e vajzës ajo hyri dhe më tha se dëshiron të masazhojë këmbët dhe të pasmet e saj për celulitin. I thashë se do të ishte mirë që ajo të masazhonte pak qafën dhe shpinën, për çlodhje, gjë që bëra. Ajo donte të bënte të pasmet dhe këmbët. I thashë se do ta ndihmoja me celulitin sepse kishte lëkurë shumë të butë dhe prej kadifeje. Ajo dukej shumë e kënaqur. Me levizjet qe kam bere me vajin qe perdorim, si mund te me rreshqitej dora ne organet gjenitale sic thote ajo, nuk e kuptova as e kisha ndermend nje gje te tille dhe as me shkoi ne mendje . Në moshën e vajzës janë vajzat e mia.
Nuk e kuptova se si u keqkuptua, dhe nëse u keqkuptua, i kërkoj shumë falje. Si mund ta bëja një gjë të tillë, ne bëjmë punën për të rritur fëmijët tanë. Dora mund të ketë rrëshqitur, përgjithësisht kjo ndodh me vajra dhe lëvizje masazhi, të cilat duhet të jenë të fuqishme. Ndoshta jam anuar pak por nuk e kam kuptuar. Nuk mbaj mend që ka ndodhur diçka tjetër, lëvizjet e mia ishin intensive dhe bëja masazh. Gjithçka e kam bërë në mënyrë korrekte dhe profesionale, nëse gjatë masazhit më ka rrëshqitur dora dhe nuk e kam kuptuar, kërkoj sërish falje. Nuk do ta bëja këtë në biznesin tim, nuk jam në atë pozicion me problemin e zemrës që kam dhe nuk do ta bëja kurrë, jam baba i tre fëmijëve.