Shqipëria e 11-ta në botë për abortin me bazë gjinore, shqiptarët duan vetëm djem

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2022, 17:50

Në familjet shqiptare dëshira për të patur djem vazhdon edhe në ditët e sotme. Diçka e tillë vihet re edhe te numri i lartë i aborteve selektive, pra ndërprerja e shtatzënisë për shkak të gjinisë së bebes.

Manuela Bello nga UNPFA(Agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues) thotë se Shqipëria renditet në vendet e para në botë(vendi 11) për abortet selektive pasi familjet shqiptare duan vetëm djem.

Shqipëria renditet në vendet e para në botë përsa i takon dizbalancës në lindje dhe aktualisht ne jemi të 11 në këtë rang. Nuk është krenari ta thuash. Numërohen rreth 109 lindje djemsh në krahësim me 100 lindje vajzash, është një devijim nga statistikat normale, ku numri i të lindurve djem mund të jetë në kuadrin 104, 105.

Para dy-tre dekadave ky fenomen hasej në zonat rurale më tepër, por sipas Organizatave të Kombeve të Bashkuara një mentalitetet i tillë haset edhe në kryeqytet.

Tendenca për të patur një fëmijë mashkull, është një tendencë e gjeneralizuar. Nuk lidhet me nivelin e familjeve që nuk kanë të ardhura, por është një fenomen i përhapur edhe në familjet tona. Çiftet e reja, sidomos ata që duan të kenë vetëm një fëmijë, dhe ata preferojnë që këtë fëmijë të vetëm ta kenë mashkull. Akoma në shoqërinë shqiptare vlerësohet padrejtësisht më shumë roli i mashkullit qoftë nga pikëpamja e lënies së mbiemrit, lënies së pasurisë sesa roli i femrave.

Aborti me bazë gjinore është i përhapur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit