Hajdutët bëjnë namin në Angli, vjedhin brenda 60 sekondash 5 makina me vlerë 700,000 £

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2022, 16:56

Kamerat e sigurisë në Essex, Angli kanë filmuar momentin kur një bandë hajdutësh kanë vjedhur pesë automjete luksoze me një vlerë totale prej 700,000 £.

Hajdutët hynë në zonën industriale të mbyllur në Bulphan duke përdorur prerëse bulonash në orët e para të 11 nëntorit përpara se të vidhte supermakinat. Pamjet tregojnë një person që hap portën metalike të rëndë ndërsa një makinë pret me fenerët e ndezur. Personi shihet duke hapur portën me një kon trafiku. Më pas pesë makina kalojnë me shpejtësi përmes portave dhe dalin në rrugën Brentwood, Essex. Një makinë ndalon jashtë për të pritur personin që mban portën. Më pas ata mund të shihen duke vrapuar drejt makinës përpara se të largohen. Nuk dihet se si u futën hajdutët në makina.

Një makinë e rrallë garash Ariel Atom, një Mercedes A45 AMG 4matic, një Porsche Cayenne, një Porsche 911 Carrera dhe një Mercedes Maybach janë mes makinave të vjedhura.

Policia është ende në kërkim të autorëve, pasi ka gjetur një Mercedes Maybach. Ata po bëjnë apel që kushdo që ka qenë dëshmitar i vjedhjes ose ka video kamerash të japë informacion sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit