DEMASKOHET propaganda e Ramës dhe Manastirliut! Kushte skandaloze tek Trauma dhe Sanatoriumi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.12.2022, 12:40

“Shëndetësi e Rilindur” ishte një nga premtimet e kryeministrit 9 vite më parë kur moti drejtimin e “timonit”. Megjithëse jemi në mandatin e 3-të të qeverisë Rama shëndetësia ka mbetur thjesht një premtim.

Pamjet e filmuara me kamera 8000€ dhe filtra të shfaqura në ERTV dhe mediat e Rilindjes nuk janë gjë tjetër veçse një show i shëmtuar propagandistik i stisur nga qeveria për t’ju bindur se këto spitale janë dyert e parajsës.

Realiteti është i frikshëm, i denjë për të xhiruar mbrëmjeve skena të filmave horror. Dy qytetarë kanë denoncuar kushtet skandaloze të Traumës dhe Sanatoriumit.

Me pamje ata demaskojnë propagandën e qeverisë dhe shprehen të frikësuar për gjendjen e mjeruar të shëndetësisë e cila ndodhet në dorën e sistemit të kalbur që dhuron taksat e popullit në xhepat e oligarkëve.

Qytetari denoncon:

“Njerzit ktu qendrojne 5dit e lart. Nuk mund te rrihet kaq gjate ne te tilla kushte. Fotot qe te dergova vijne nga krevat te ndryshem te se njejtes dhomë. Ne bizneset qe kam un paguaj 1mln lek ne muaj sigurime shoqerore, besoj se jan te mjaftueshme te blihet nga 1 krevat i ri cdo muaj. Ankesa qe kam esht shoqërore dhe njerzore, neser mund tet bie ty te shtrihesh aty.”

DYSHEKËT E KREVATEVE TEK SANATORIUMI

Qytetari denoncon:

“Qendra shendetshore e traumes tirane, Gjendja e tualeteve. Kisha njeriun tim ne urgjence. Duhet ta shoqeroja ne tualet. E cte shikosh me ate gjendje semuresh me keq.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit