Zbulohet mesazhi që Sali Berisha i dha truprojave, pasi hëngri grushtin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.12.2022, 11:37

Grushti që hëngri ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, sapo nisi protesta, mori vëmendjen e të gjithë mediave.

Sot Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me Publikun në PD, zbuloi mesazhin që Berisha i dha truprojave në atë moment.

“Qe vetë doktori, i cili për agresorin i bënte thirrje truprojave, ‘ju lutem lëreni mjeranin se nuk e bën ai’. Nuk mund të themi se kjo gjë ndodhi rastësisht. Kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik”, tha Hysaj.

Kujtojmë se Gert Shehu pasi qëlloi ish-kryeministrin Berisha u shtri në tokë dhe turma filloi ta godiste, ndërsa më pas truprojat e zotit Berisha bënë të mundur largimin e tij nga turma.

Shehu më pas është transportuar me një abulancë në spitalin e Traumës, ku edhe mori mjekim, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme ka firmosur edhe urdhër arrestin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit