Burri kap prej flokësh gruan dhe e përplas në trotuar/ Ja çfarë thotë kur kalimtarët tentojnë ta shpëtojnë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.12.2022, 10:31

Greqia është vendi më pranë Europës edhe sa i përket mentalitetit të qytetarëve, por as këtu rastet e dhunës ndaj grave nuk mungojnë.

Një incident i dhunës në familje ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në Ishullin e Kretës mesditen e djeshme.

Një burrë 48-vjeçar kapi prej flokësh dhe nga kafeneja ku qëndronin ulur, e nxorri jashtë dhe e përplasi në trotuar. Më pas mediat greke raportojnë se vazhdoi ta qëllonte me grushta.

Në atë moment ka kaluar një grua tjetër dhe ka tentuar të mbrojë viktimën, por burri, ndërsa ka vazhduar sulmin dhe dhunën ndaj viktimës, të cilën nuk ka ngurruar as ta pështyjë, iu kthye qytetares duke i thënë “gruaja ime është ajo, bëj çfarë të dua”.

Më pas autori është arrestuar dhe po vijojnë veprimet proceduriale ndaj tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit