43-vjeçarja në Fier kthen lokalin në një “fole” prostitucioni, u ndihmua edhe nga 3 të tjerë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2022, 09:10

Policia e Fierit ka arrestuar 43 vjeçaren Yllka Nurja(Xhoraj) pasi akuzohet për “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Njoftimi i policise:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

Vihet në pranga një 43-vjeçare, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Në hetim për këtë rast, 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit