Komediani rumun bën komente tallëse dhe raciste ndaj shqiptarëve: A trafikoni njerëz apo drogë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2022, 22:41

Victor Patrascan është një komedian me origjinë nga Rumania i cili në shfaqjen e tij të fundit është tallur me shqiptarët.

Gjatë një shfaqje që ai po mbante në Antwerp, Belgjikë bashkëbisedimin me një shtetas shqiptar e ka kthyer në tallje dhe komente negative ndaj popullit tonë.

Një person nga publiku i tha se nuk duhet të thotë fjalë të këqija për shqiptarët pasi edhe vetë është i tillë. Por komediani nuk i mori për seriozisht fjalët e tij dhe nisi ta pyeste për kokainën, trafikun e njerëzve dhe drogave të tjera.

Pas këtyre komenteve shqiptari i kërkon që ta ndërpresë komunikimin me të, por komediani rumun nuk ndalet. Ai i përmend faktin se janë në Perëndim dhe se kanë të drejtë të flasin, por më pas e pyet shqiptarin se sa krime lufte ka bërë.

Një tjetër shqiptare i kërkon që të ndryshojnë temën e bisedës por komediani nuk pranon dhe sërish ngacmon shqiptarët për Shqipërinë. Madje komediani pyet publikun se kush është serb që të merret me shqiptarin.

Më poshtë një pjesë e bisedës mes tyre:

Komediani: Kemi disa ballkanas këtu.

Shqiptari: Mos fol keq për Shqipërinë dhe jemi në rregull.

Komediani: Mendoj që ti je shqiptar?

Shqiptari: Po

Komediani: Jam i sigurt se të gjithë duan të dinë “Sa do për kokainën”.

Shqiptari: Do flasim më vonë

Komediani: Si e ke emrin?

Shqiptari: Leiton

Komediani: Emër gallatë, duhet t’i përshëndesim të tjerët edhe pse janë shqiptarë. Pse ke ardhur në Belgjikë?

Shqiptari: Për pushime

Komediani: Je me pushime(publiku qesh) Je shqiptar dhe përballon pushimet në Belgjikë? O Zot! Çfarë trafikimi bën? Njerëz apo drogë?

Shqiptari: Boll, mos fol më me mua! Bëj punën tënde! Mos fol!

Komediani: O Zot ai mendon se është në Shqipëri!

Shqiptari: Mos fol më me mua, fol me të tjerët!

Komediani: Jemi në Perëndim këtu dhe kemi të drejtën e fjalës. Zotëri për çfarë krimesh lufte jeni akuzuar në Shqipëri.

Shqiptari: Stop, mos fol më!

Një tjetër shqiptare i kërkon komedianit që të ndryshojë temën por ai se bën këtë dhe vazhdon të ngacmojë shqiptarët.

Komediani: A kemi ndonjë serb që të merret me shqiptarin?

Shqiptari: Unë s’kam frikë nga askush, as nga serbi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit