ASH: MPB të ndalojë presionin ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2022, 20:01

Aleanca pë Shqiptarët ka reaguar pas shqetësimeve të fundit që kanë alarmuar opinionin, pasi pjesmarrës në festimin e fitores së reprezentacionit të Zvicrës, janë ftuar në bisedë informative.

"Ne u interesuam për këto raste dhe morëm informacione se policia thirret në shkelje ligjore në komunikacion dhe rendin publik, por këto arsyetime janë vetëm alibi.

Qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është diciplinimi dhe frikësimi i shqiptarëve në Kumanovë që po përsëritet në vazhdimësi. I bëjmë thirrje MPB-së që të heq dorë nga këto metoda respresive, ndërsa shqiptarëve që janë në pozicione udhëheqëse në ministri dhe në stacionin policor, të kryejnë detyrën dhe të mos lejojnë skenare dhe presione të këtilla ndaj shqiptarëve.

Festat dhe organizimet spontane janë e drejtë demokratike, pjesëmarrësit në atë festë nuk kanë bërë asnjë dëm, ndërsa ka qenë obligim i institucioneve që të kujdesen për komunikacion, t’u mundësojnë qytetarëve festë dhe të riorganizojnë komunikacionin dhe rendin publik pa mos cënuar as të drejtën e festës.

Në Kumanovë dhe mbarë vendin disa herë ka pasur festa dhe organizime të ngjashme, por ligjet vlejnë vetëm kundër shqiptarëve", thuhet në reagimin e ASH-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit