Serbët pengojnë hyrjen e zytarëve të KQZ-së në objektin e komisionit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2022, 16:24

Zyrtarët e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, të shoqëruar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme janë penguar nga serbët në veri që të hynë në objektin e komisionit zgjedhor në Zubin Potok.

Sipas informacioneve të para rreth orës 13:00 para Komunës së Zubin Potokut janë mbledhur qytetarët serbë me qëllim të pengimit të hyrjes së zyrtarëve të KQZ-së objektin e komisionit zgjedhor.

Sipas mediave lokale në veri, me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve të KQZ-së nga sulmet e serbeve, ka ndërhyrë Policia e Kosovës, transmeton KosovaNews.Bëhet e ditur se gjatë konfliktit u dëgjuan edhe sirenat e alarmit, të cilat u mbyllën kur përfaqësuesit e komisionit zgjedhor dhe policia u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit