Greva e transportuesve privat, përgjysmon numrin e nxënësve nëpër shkolla

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2022, 16:02

Greva e transportuesve privatë thuajse ka përgjysmuar numrin e nxënësve në shkolla të mesme. Në shkollën profesionale “Arseni Jovkov” të komunës së Butelit mungonin 20 % e nxënësve ndërsa një ditë më parë mungesa e tyre u shënua me 50 %, respektivisht nga 228 nxënës kanë munguar 122 prej tyre.

Ndihmës drejtoresha Alma Toçi tha se me të prekur janë nxënësit që vijnë nga Haraçina, Hasanbegu dhe fshatrat e Komunës së Sarajit,raporton alsat.“Deri në Autokomandë kanë ardhur me autobus pastaj në këmbë deri në Çairçankë, prej aty sërish me transport tjetër, dikush me taksi e dikush në këmbë deri në shkollë. E njejta gjë ëshhtë edhe sot vetëm se sot kemi numër më të madh të nxënësve, orën e parë ishte më I vogël ndërsa në orën e dytë u rrit. Kanë ardhur në formën e njejtë, deri në Autokomandë pastaj në këmbë. Pjesa tjetër që janë prej pjesës tjetër të Shkupit kanë ardhur deri te kalaja edhe prej aty kanë ardh në këmbë deri në shkollë.

Sot ka qenë 80 % e numrit të nxënësve ndërsa dje vetëm 50 %”, tha Alma Toçi, ndihmës drejtore Shkolla profesionale “Arseni Jovkov”.

Në shkollë takuam disa nxënës të fshatit Llaskarcë të komunës së Sarajit. Për të mos humbur nga mësimi ishin të detyruar të paguajnë makinë privat për të mbërritur në shkollë.

“Jemi ballafaquar me mungesën e trnsportit dhe nuk kemi arrit të vijmë në shkollë. Kemi ardh me transport privat, me makinë kemi ardh deri këtu në shkollë. A është shpenzim shtesë për ju. Është pak por po mundohemi t’a dalim”, u shpreh një nxënës nga fshati Llaskarcë.

Nxënësit kërkojnë zgjidhje të shpejtë të problemit. Siç thonë ata për shkak të mungesës së nxënësve orët mësimore nuk mund të realizohen të plota.

“Ka shumë që vijnë prej fshatrave, jo vetëm në klasën tonë por edhe në gjithë gjeneratën, kjo ju pengon. Duhet të gjendet zgjidhje sa më shpejtë, për ata është shumë vështirë sepse nuk kanë me çka të vijnë. Edhe klasa nuk ka mësim me shumë pak veta, edhe profesorët nuk mund të mbajnë mësim”, tha një tjetër nxëëns.

Sipas drejtuesve të shkollës, mungesat e nxënësve që kanë të bëjnë me grevën e transportuesve privat do të arsyetohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit