I vodhi qenin Lady Gagas, autori dënohet me plot 21 vite burg nga gjykata

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.12.2022, 13:44

Një nga pesë të dyshuarit për vjedhjen e qenit të Lady Gaga është dënuar me plot 21 vite burg. Vendimin e ka dhënë një gjykatë në Kaliforni, teksa gjyqtarët nuk janë bazuar vetëm në vjedhjen e qenit, por edhe në dëmtimet që i janë shkaktuar kujdestarit të qenit.

Autori Xhejms Hauard Xhekson pranoi para gjykatësve se i ka shkaktuar dëme fizike dhe psikologjike kujdestarit të qenve, i quajtur Rajan Fisher. Ky i fundit mori pjesë në seancën e zhvilluar ditën e djeshme dhe u shpreh se ajo ngjarje i ka ndryshuar përgjithmonë jetën.

Ndaj tij është qëlluar me armë nga grabitësit, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë. Xhekson është një nga katër të arrestuarit për grabitjen, të identifikuar nga autoritetet si anëtarë të njohur të një bande në lidhje me të shtënat ndaj kujdestarit të dy qenve të Lady Gagas.

Këngëtarja e famshme po xhironte një film në Romë në momentin e ngjarjes. Ajo ishte shumë e lidhur me kafshët e saj shtëpiake dhe pas vjedhjes ofroi plot 500 mijë euro shpërblim për çdokënd që e ndihmonte të gjente qenushët e tij, që ishin të një rase shumë të veçantë, e preferuar nga VIP-at.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit