“Më dogji me kryq se isha i pushtuar nga demonët”/ 23-vjeçari tregon torturat e priftit në Trikala

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.12.2022, 11:04

A Një 23-vjeçar me probleme shëndetësore nga Trikala, në Greqi, denoncon një prift, i cili akuzohet për mbledhje fondesh false, nxjerrje mijëra euro përmes tyre, për tortura dhe shantazh psikologjik.

I riu duke folur për trikalaneës.gr ka deklaruar se kleriku ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. “Nëse unë dhe familja jote largohemi, nuk do të kesh ku të shkosh, do të jesh si një qen i braktisur”, duket t’i ketë thënë prifti të riut.

23-vjeçari tregon se si është njohur me priftin, ndërsa ka bërë të ditur se është larguar nga qyteti i Trikalasë, sepse nuk ndihej i sigurtë.

“Me priftin njihemi prej vitesh. Më dërgoi mesazh për të pirë kafe, e takoi edhe nëna ime, jemi shoqëruar herë pas here. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk patëm asnjë ndihmë financiare prej tij. Menjëherë pas vdekjes së nënës sime shkova për të jetuar me familjen e tij dhe bashkëshortja e tij hiqej sikur më mbështeste.

Kështu filloi shfrytëzimi dhe lufta psikologjike. Më mori kartën e KEA-s, duke më thënë se do të paguajë një pjesë të shpenzimeve të tij, si detyrim që më mbështet.

‘Nëse unë të lë, nuk do të kesh askënd. Nuk ka kush të të dojë dhe të të mbrojë’, tha ai. Më bëri të grindem me të afërmit dhe më largoi nga të gjithë”.

Në lidhje me mbledhjen e fondeve, që është bërë përmes rrjeteve sociale dhe postimeve në media, 23-vjeçari thotë se “nuk më ka thënë asnjëherë për shumat e mbledhura. E mora vesh nga policia. Më dha vetëm 150 euro dhe mora një palë këpucë. Ai mashtroi kaq shumë njerëz”.

Njëkohësisht, i riu, pasi ka treguar se i vjen turp për gjithçka ka ndodhur, u kërkon falje të gjithë viktimave të paditur që ranë në grackën e priftit, ndërsa theksoi se edhe ai vetë është viktimë.

Po më digjte me kryq se isha i pushtuar

Në të njëjtën kohë, 23-vjeçari pohon se “prifti mendonte se kisha një demon sepse kisha një tatuazh dhe ai më digjte lëkurën me kryq. Më tha që do ta heqësh tatuazhin se me një person të Kishës si unë nuk mund ta kesh, je si vagabond”.

Pas asaj që ka kaluar dhe dëmit të madh që i ka bërë 23-vjeçari pohon se avokati i tij e kishte kontaktuar me qëllim që ta bindte të riun që të mbronte priftin, duke u shprehur se gjithçka ka bërë për të mirën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit