Vuçiç ndërron mendje! Vjen në Samitin e BE dhe deklaron: Serbia është pranë Rusisë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.12.2022, 10:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur sot në Tiranë, si pjesëmarrës në Samitin e organizuar nga Bashkimi Europian.

Ndonëse disa ditë më parë ai deklaroi se Serbia do ta bojkotonte Samitin, duket se Presidenti serb ka ndërruar mendje. Sot teksa mbërriti në tapetin e kuq dhe ndaloi në një prononcim për gazetarët, Vuçiç u shpreh se Serbia mbetet e angazhuar për çështjen e dialogut me Kosovën dhe për negociatat me BE.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira.

BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të serbisë në ’99”, tha Vuçiç.

Më tej ai u shpreh hapur se Serbia është shumë pranë Rusisë, ndërsa theksoi se Serbia është vend i pavarur dhe nuk ka asgjë për t’u kritikuar.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE”, tha më tej Vuçiçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit