Të reshurat e shiut iu nxjerr në pah infrastrukturën e dobët rrugore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2022, 09:47

Sezoni i shirave ka filluar dhe kjo do të thotë probleme të reja për këmbësorët dhe për çiklistët. Uji i akumuluar në rrugë, i kombinuar me shoferë të pacivilizuar rezulton në situata të padëshiruara për këmbësorët, çiklistët apo përdoruesit e tjerë të rrugës. Fatkeqësisht, drejtimi i pacivilizuar i një mjeti motorik u kushton këmbësorëve një “dush të ftohtë”, sepse nuk ka ditë në rrugët e vendit që të mos vërehet rasti që një drejtues mjeti me shpejtësi të madhe të kalojë përmes një sasie të konsiderueshme uji të akumuluar bukfalisht të “lanë” një kalimtar. Por rregulloret ligjore në lidhje me situata të tilla nuk kanë ndryshuar. Nëse jeni viktimë e një shoferi të pamatur që ju lagë ndërsa jeni duke ecur, do të duhet të jeni jashtëzakonisht me fat për të gjetur një zyrtar policie në vend për të gjobitur shoferin, ose do t’ju duhet të jepni prova që kjo në fakt ka ndodhur,raporton koha.mk Ky problem i trafikut, i cili shfaqet në çdo kohë të vitit kur ka reshje intensive shiu, është i rregulluar në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Sipas nenit 124 paragrafi 2 i këtij ligji, shoferi që drejton mjetin në rrugë të mbuluar me ujë është i detyruar të rregullojë drejtimin e tij në mënyrë që të mos spërkasë këmbësorët, çiklistët, biçikletat me motor ndihmës, motoçikletat, triçikletat apo mjetet e tjera të ngjashme dhe nëse kjo nuk respektohet, shoferi mund të gjobitet prej 35 euro në kundërvlerë në denarë.

Për fat të keq, është e nevojshme që e gjithë situata të shënohet nga një punonjës policie dhe sipas MPB-së, këmbësori mund të bëjë kallëzim në komisariat dhe më pas, nëse është siguruar prova atëherë do të lëshohet një urdhërpagesë në përputhje me procedurën e caktuar.

“Në pajtim me nenin 46, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për kundërvajtje, kundërvajtësit i lëshohet urdhërpagesë nëse kundërvajtje është konstatuar nga zyrtari policor personalisht ose me ndihmën e mjeteve përkatëse teknike. Sipas evidencës së SPB-Shkup, nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot janë regjistruar katër urdhërpagesa të lëshuara për kundërvajtje nga neni 124 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor”, thonë nga MPB-ja.

Për qytetarët, ligji duhet të ndryshojë në favor të këmbësorëve, të cilët thonë se në këtë situatë nuk mund të jenë fajtorë për krimin dhe fakti është se numri i drejtuesve të mjeteve që lëvizin pa i kushtuar vëmendje përdoruesve të tjerë të rrugës po rritet. “Ka lloj-lloj problemesh tek këmbësorët dhe çiklistët, por edhe tek drejtuesit e mjeteve. Ne si këmbësorë nuk mund të vrapojmë, nuk kemi ku të lëvizim. Ja, drejtohuni drejt Draçevës, për të parë se si duket ecja në këto kushte. Rrugët janë plot me ujë dhe shoferët nuk na kushtojnë fare rëndësi ne këmbësorëve. Në këto kushte, një incident i tillë ndodh pothuajse çdo ditë me mua ose me një anëtar të familjes sime ose me një të njohur. Kjo nuk guxon dhe nuk mund të mbetet praktikë”, thotë Tanja Boshkovska.

Sipas qytetarëve, problemi më i madh është se vuajnë fëmijët.

“Fëmijët i çoj në shkollë në këmbë, sepse është relativisht afër nesh. Megjithatë, kur ka reshje kaq intensive, siç kanë qenë këto ditë, është një fatkeqësi. Ata janë të veshur sikur do të ecin me kilometra të tëra ashtu, me një xhaketë shiu, çadra, çizme gome dhe ne përfundojmë duke u spërkatur. Gjëja më tragjike është se asnjë shofer nuk ndaloi për të pyetur nëse jemi mirë, të na kërkojë falje apo të na ndihmojë”, thotë Biljana Stojkovska, përvoja e së cilës me këtë problem është mjaft e gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit