Vuçiç pritet të vijë në Tiranë, Ismail Morina ka një mesazh për të: Është amanet i vjetër…

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.12.2022, 18:36

Aleksandër Vuçiç pritet të jetë i pranishëm në Samitin e BE-së që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Për presidentin serb duket se ka rezervuar një surprizë Ismail Morina.

Pasi ngriti flamurin "Autochthonous" në Beograd, Ballisti tentoi t'i dërgojë Vuçiçit një palë syze në ndeshjen e kthimit në "Elbasan Arena". Forcat e policisë nuk e lejuan t'i afrohej tribunës, e duket se Ballisti ka një porosi të pa kryer.

Në një postim rrjetet sociale ai ka ironizuar presidentin e Serbisë duke thënë se për t'i mbushur mendjen të vijë në Tiranë, i kanë ofruar karamele Zana. Ndërkohë Ballisti konfirmon se ka mbërritur në Tiranë, për të kryer deri në fund një amanet të vjetër që ka pasur.

"Kam marr vesh qe Vuçiça don me ardh në samit nesër, ia kishin pas mbush mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA,unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete,amanet i vjetër prej POTOÇARI janë….” – shkruan Ballist Morina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit