BDI: Buxheti i vitit 2023 parasheh 250 milionë euro për Korridorin 8

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 15:34

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se investimet kapitale në Buxhetin për vitin 2023 janë parashikuar të jenë 800 milionë euro, një buxhet zhvillimor, ose thënë në përqindje 52,3 për qind më shumë investime kapitale në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Investimet kapitale synojnë projekte infrastrukturore brenda vendit por edhe lidhjet me vendet e rajonit që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, kushte më të mira për zhvillimin e kompanive vendore dhe investimeve të huaja, përfshirë këtu edhe zhvillim më të mirë të biznesit, investime në projekte kapitale në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mbrojtje të mjedisit, gazifikim dhe energjetikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në këtë kohë krize, investimet kapitale do të sigurojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard jetese për të gjithë qytetarët. Me menaxhim dhe realizim të përgjegjshëm, investimet kapitale do të sigurojnë një kalim më të lehtë drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë.

– Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor, 250 milion euro për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D të autostradës, rehabilitim të rrugëve lokale si dhe ndërtim të banesave sociale në disa komuna, – Gazifikimi vazhdon në shumë pjesë të vendit, javën e kaluar përfundoi plotësisht gazsjellësi nga hyrja e interkonjektorit nga Bullgaria, – Investimet kapitale në bujqësi vazhdojnë të sigurojnë rritjen e prodhimit vendor dhe po ashtu mbështetje për fermerët dhe modernizim të sektorit të bujqësisë, – Në fushën e shëndetësisë parashihen investime kapitale, siç janë ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve shëndetësore publike dhe blerja e pajisjeve mjekësore, kurse në fushën e arsimit, mbrojtjen e fëmijëve dhe sporti, parashihet rikonstruim i konvikteve studentore, pajisje moderne dhe rikonstruime të universiteteve, – Buxheti i ri parasheh vazhdimin e zbatimit të ciklit të investimeve në sektorin e energjisë, i cili duhet të sigurojë rritje të potencialit energjetik vendor, – Prioritet kryesor në buxhetin e vitit 2023 është edhe mbrojtja e mjedisit, duke përfshirë këtu ndërtimin e impianteve të trajtimit, rrjetet e ujërave të zeza dhe ngritjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe mbylljen e deponive në rajonet lindore dhe verilindore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit