Sulmohen futbollistët dhe tifozët e KF Bashkimi (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 14:59

Në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e tretë Veri, në stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ku u ndeshën k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi ka ndodhur një incident, me ç’rast në mënyrë barbare janë sulmuar fizikisht lojtarët dhe tifozët e KF Bashkimi.

Në vazhdim komunikata e lësghuar nga KF Bashkimi-Kumanovë.

“Deri ne minutën e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, ne këtë minute, nga rruga, përmes pjesës administrative te stadiumit ne pjesën e tribunëve u futen 40 huligan me maska, bejsboll shkopinj, thika, zinxhirë, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyre shtazarake shikuesit/tifozët shqiptar dhe të tjerët që ishin në shkallët e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur të siguroj asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona të sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganët e kishin fare të lehtë të depërtojnë dhe të realizojnë sulmin e tyre. Është vetëm mrekullia e Zotit, që nuk kemi viktima dhe e tëra kaloi me lëndime dhe dëme materiale. Gurët dhe shkopinjtë përfunduan edhe në teren, duke rrezikuar edhe jetën e vetë lojtareve tanë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kryesia e KF Bashkimi të cilët theksojnë se grupi në fjalë s’ka qene prezent në stadium, por janë organizuar jashtë saj, me te vetmin qellim, rrahjen brutale te shqiptareve në shkallet e stadiumit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit