Futbollisti kroat tregon tmerrin te Kukësi: Vëllai i Safet Gjicit do më rrëmbente telefonin, drejtori më goditi me grusht

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.12.2022, 14:44

Futbollisti kroat, Ante Zivkoviç largohet i tronditur nga Shqipëria dhe nga klubi i Kukësit, aventurë e cila zgjati vetëm pak muaj, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2024.

Në një intervistë për "Panorama Sport", sulmuesi tregon çfarë i ka ndodhur të premten në ambientet e klubit, nga ku është ndier i kërcënuar për jetën dhe është detyruar të firmosë atë që i kanë kërkuar drejtuesit. Ai shprehet se nuk ka menduar kurrë se këto sjellje mund të ndodhin në shekullin e 21-të.

Zivkovic tregon:

Së pari, jam ende në tronditje të asaj që ndodhi të premten në ambientet e klubit. Mendova se një sjellje e tillë, siç kam përjetuar nga drejtuesi i klubit ku kam qenë pjesë, nuk i përket shekullit të 21-të. Thjesht kërkova që të shlyheshin borxhet e mia. Në pesë muajt që kam kaluar në Tiranë kam marrë vetëm një rrogë dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin në stërvitje dhe ndeshje dhe nuk kam sjellë asnjëherë probleme. Kur më humbi durimi dhe kërkova borxhet, njerëzit e klubit më thirrën për t’i zgjidhur problemet dhe erdha me shpresën se gjithçka do ta zgjidhnim në mënyrë paqësore. Mirëpo, ata më kërcënuan dhe nuk mund të largohesha nga klubi derisa të pranoja kushtet e tyre, sepse thjesht nuk kisha zgjidhje."

Aktualisht ai ndodhet në Kroaci, pasi mori menjëherë gjërat dhe u nis për në vendin e tij, për shkak se e ndiente veten të rrezikuar. Në vijim, Zivkoviç tregon edhe detaje tronditëse nga ajo përplasje me drejtuesit e klubit, ku akuzon administratorin dhe drejtorin sportiv të verilindorëve për goditje ndaj tij, ku kanë tentuar t’i rrëmbejnë dhe thyejnë telefonin.

Ai vazhdoi:

Në një moment Lavdrim Gjici ka tentuar të më rrëmbejë celularin nga duart dhe ta thyejë, ndërsa drejtori sportiv, Naim Halili, më ka goditur me grusht në kokë. Në atë moment isha në tronditje dhe stres total dhe thjesht doja të largohesha nga klubi dhe vendi dhe rashë dakord me kushtet e ofruara. Dua të përmend se i jam mirënjohës trajnerit Dobi dhe kapitenit Taipi, sepse ata më trajtuan si njerëz dhe më mbrojtën dhe se gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit