E TURPSHME! Met Rrumbullaku zhvat shqiptarët, gjobat nuk hidhen në sistem: Paguhet kamat-vonesa!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2022, 13:43

Është e turpshme ta thuash, por kjo që po bën policia e shtetit në Shqipëri është antishqiptarizëm. Qytetarët po gjobiten dhe gjoba e marrë nuk del në sistem prej shume ditësh, për faktin e vetëm, që shqiptarët ta paguajnë me kamatë-vonesë.

Janë dhjetra raste të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku qytetarët shprehen se po zhvaten nga policia e shtetit, e drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku.

Nuk dihet nëse është ky i fundit që ka urdhëruar këtë gjë, ministri apo është paaftësia e mirëmbajtësve të sistemit, që nuk ngarkon gjobat.

Vetëm sot, një qytetare, ka treguar se ka paguar 5 gjoba, që nuk i kishin dalë në sistem dhe pak minuta më parë, kur e ndaloi policia u detyrua t’i paguante me kamatë vonesë.

Ndërkohë një rast tjetër na raportohet nga Tirana, ku një qytetar, është gjobitur në autostradë dhe gjoba ende nuk ka dalë në sistem. Të presësh nga kamat-vonesat e qytetarëve, vetëm se kërkon të pasurohesh është e turpshme dhe për më tepër është antishqiptarizëm dhe jo-profesionale.

Qytetarët e gjobitur kanë rënë dakord për gjobën, por jo të vidhen në këtë mënyrë, hapur fare dhe kur askush nuk reagon. Shumë media po heshtin për këtë skandal dhe kjo nuk është aspak normale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit