“Më dridhet trupi”, banorët në Vlorë të tmerruar me plagosjen e babë e bir nga dhëndri: Nuk janë problematikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2022, 12:51

Albion Braushi, 30-vjeç dhe babai i tij Xhevdet Braushi 60-vjeç janë plagosur mbrëmjen e kaluar me thikë dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Babë e bir u plagosën nga 27-vjeçari Rildi Kocja, dhëndri i familjes Braushi. Pas një konflikti për motive të dobëta 27-vjeçari nga Tirana ka goditur mbi 10 herë me thikë kunatin e tij 30-vjeçar dhe më pas vjehrrin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çole” të Vlorës rreth orës 21:30. Banorët e zonës duke folur për mediat janë shprehur të tmerruar për atë që ka ndodhur pasi babë e bir nuk ishin problematikë. Ata kanë dyshime se vajza e 61-vjeçarit Braushi mund të jetë ndarë nga 27-vjeçari Kocja dhe kjo mund të jetë arsyeja e sherrit mes tyre.

Nuk i njoh. Kur dolëm nga shtëpia pamë gjakun në rrugë. Mos fol më të keqen nëna se po më dridhet trupi.
Nuk e pamë çfarë ndodhi. Babë e bir merreshin me plastmase, me rroba. Nuk janë problematikë. Nuk e di a ishte i ndarë nga vajza dhëndri. Kur erdha unë e kishin marrë njërin e kishin futur në makinë, pastaj morën tjetrin. Dhëndri është nga Tirana, nuk e di nëse kanë pasur konflikte më parë.

30-vjeçari Albion Braushi është transportuar mëngjesin e sotëm drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë, ndërkohë që babai i tij është në reanimacionin e spitalit të Vlorës gjithashtu në gjendje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit