Kolumbi/ Tre të vdekur dhe njëzet të zhdukur, dheu i kodrës zë poshtë autobusin e mbushur me qytetarë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.12.2022, 12:35

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë deklarohen të zhdukur, si pasojë e një rrëshqitje dheu në Kolumbinë veriperëndimore.

“Nëntë persona u shpëtuan, tre janë të vdekur dhe vlerësohet se më shumë se 20 persona janë të zhdukur. Kjo është një tragjedi”, tha Presidenti Gustavos Petros përmes një shënimi në Twitter.

Rrëshqitja e dheut goditi një zonë malore në komunën e Pueblo Rico, sipas Mbrojtjes Civile. Dhjetëra anëtarë të ekipit të shpëtimit janë në kërkim të pasagjerëve të një motoçiklete dhe një autobusi, të cilët u shtypën kur ndodhi rrëshqitja e dheut.

Mes viktimave është "një e mitur, 7 vjeç, e cila, pasi u shpëtua, u nis për tu dërguar në spitalin në Pueblo Rico, por vdiq para se ambulanca të arrinte atje", tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Alexander Mendes.

Autobusi ishte larguar nga qyteti i Cali (në jugperëndim) në orët e para të mëngjesit dhe kishte udhëtuar rreth 270 kilometra kur u përmbys përgjatë vargmalit malor të Andeve perëndimore.

Sipas dëshmisë së të mbijetuarve, shoferi i autobusit pa dheun e kodrës duke rrëshqitur.

Dheu i kodrës po rrëshqiste dhe autobusi ishte pak më mbrapa. Shoferi i autobusit po tentonte të kthehej mbrapa kur gjithçka u shemb”, tha Andrés Ibarguen, i cili u plagos dhe u dërua me ambulancë në spital.

Që nga fillimi i gushtit, vendi ka qenë në një gjendje "katastrofe kombëtare" për shkak të sezonit më të keq të shirave në dyzet vjet, sipas qeverisë. Reshjet, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet i kanë marrë jetën 271 peronave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit