Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2022, 16:42

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, më 19 korrik, formalisht ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian, por bisedimet thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimin e Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në të.

Kjo parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Tema e ndryshimeve kushtetuese duhet të hapet sa më shpejt në Kuvend. Partitë politike duhet që të arrijnë një konsensus për çështjet evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje që kushdo qoftë në pushtet, të mos ketë dallime për këtë çështje”, deklaroi kryediplomati Osmani më 4 dhjetor.

“Është gabim të mendosh se po negociojmë me Bashkimin Evropian. Rregulloret dhe direktivat janë të fiksuara. Ju duhet t’i pranoni ato ashtu siç janë për t’u bërë anëtare e BE-së. Pavarësisht nëse është LSDM [Lidhja Socialdemokrate në pushtet], BDI [Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet] apo VMRO DPMNE [partia më e madhe opozitare maqedonase], askush nuk ka mundësi të ndryshojë diçka në negociatat me Bashkimin Evropian. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është dinamika e dorëzimit dhe pranimit”, shtoi Osmani duke bërë të ditur se pa ndryshimet kushtetuese nuk mu

Ai tha se kjo temë përfundimisht duhet të mbyllet sepse sipas tij, qytetarët pavarësisht se cilës prejardhje politike i përkasin, duan anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ka dallime, atëherë pse të mos e lëmë anash këtë temë, në interes të qytetarëve që duan BE në të dyja anët e skenës politike. Kemi mjaft tema për të diskutuar”, tha Osmani.

Pavarësisht thirrjes të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, VMRO-ja opozitare ka thënë se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese pasi pretendon se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.

VMRO-ja kërkon garanci nga BE-ja se Sofja nuk do të kërkojë lëshime tjera gjatë procesit të negociatave.

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen pa votat e VMRO DPMNE-së, pasi shumica parlamentare nuk ka 80 vota, apo dy të tretat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që numëron 120 ulëse të deputetëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit