A duhet shqiptarët të falenderojnë ‘çunat’ që po mbajnë inflacionin e ulët?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.12.2022, 15:45

Ngjarjet dinamike në tregjet europiane në gjysmën e parë të vitit 2022, goditën euron duke e pozicionuar atë në në raportin 1:1 me dollarin. Inflacioni dhe hezitimi i Bankës Europiane për të rritur normat bazë të interesit, dobësuan më tej euron kundrejt monedhave të tjerë, përfshirë atë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e përmendi dobësimin e euros si faktor të rëndësishëm në mbajtjen e inflacionit vendas në rendin e njëshifror ndryshe nga vendet e rajonit dhe BE-së. Në takimin e fundit që pati me homologun austriak, guvernatori i tha medias se “Përballë faktorëve lokalë, pak më larg tregut të gjerë të euros, mbiçmimi i lekut ka ndodhur për tre arsye kryesore- rritja e eksporteve, rritja e investimeve të huaja direkte dhe turizmi.”

Sipas Monitor, në gjashtëmujorin e parë 2022, eksportet arritën vlerën e 2.2 mld euro, me rritje 43% në raport vjetor ose rreth 700 mln euro. Si efekt, rritja e eksporteve në vlerë, forcon monedhën vendase dhe e bën atë më rezistente ndaj presionit të monedhave të importit, në këtë rast euro. Investimet e Huaja Direkte (IHD-të), për të njëjtën periudhë raportohen në vlerën e 10.3 mld eurove totali, me rritje 787 mln euro.

Nga ky zë në një 1 –vit fluksi i euros është shtuar me 16%.

A duhet shqiptarët të falenderojnë ‘çunat’

Për të njëjtën periudhë, turizmi, solli në ekonominë shqiptare, 277 mln euro, me rritje 17.2% në raport vjetor, duke kapur vlerën e 1.1 mld eurove në total. Zyrtarisht, sipas treguesve të përmendur nga vetë drejtuesi i bankës qendrore, për periudhën janar-qershor, në Shqipëri kanë hyrë pothuajse 1.8 mld euro më shumë, se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por a mjafton kaq euro shtesë në treg për të mbajtur këtë kurs të këmbimit të lekut apo një tjetër burim ilegal është kthyer në furnitor me peshë?! Për të njëjtën periudhë, por pa përfshirë maj-qershor (shifrat publike deri në prill), jashtë sistemit bankar në vend janë 3.2 mld euro, rreth 1.4 mld euro më shumë se ato të ardhura nga faktorët që sipas BSH-së, kanë mbiçmuar monedhën lek.

Deri në qershor 2022, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë katër herë në tregun valutor duke blerë në total, 47.3 mln euro.

Më herët për të njëjtën çështje, Guvernatori Sejko, ka përmendur se si faktor në mbiçmimin e lekut edhe euron informale. Në vitin 2018, ai do të thoshte se në vend qarkullojnë 4.3 mld euro, përfshirë atë informale, por duke thënë se nuk ka shifra të tjera që ndajnë tregun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit