E turpshme/ Edi Rama i quan emigrantë lufte, shqiptarët e Kosovës, që erdhën në Shqipëri në vitet 1998-1999

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2022, 13:25

Kur i leverdis i quan vëllezër, ndërsa kur del në vetvete, Edi Rama nuk ka një vlerësim të madh për shqiptarët e Kosovës.

Në konferencën e sotme, ku foli për Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në Shqipëri, më datë 6 Dhjetor, Edi Rama i ka quajtur emigrantë lufte shqiptarët e Kosovës, që erdhën në Shqipëri, pasi serbët po vrisnin dhe po masakronin, kush iu dilte përpara.

Të tmerruar nga kjo shqiptarët e Kosovës, u zhvendosën tek vëllezërit e tyre në Shqipëri, por kurrë nuk u quajtën emigrantë, ndërsa sot për herë të parë, po quhen emigrantë nga Edi Rama.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër i Britanisë së Madhe të vijë këtu për një vizitë bilaterale, ka ardhur kryeministri Blair, por ishte për të mbështetur, këtu, në territor, gjithë përpjekjen për mikëpritjen e emigrantëve të luftës nga Kosova.” – tha kryeministri shqiptar në konferencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit