Korea e Veriut kërkon emra patriotikë për fëmijët: Të quhen “bombë” ose “armë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2022, 22:58

Koreja e Veriut ka urdhëruar prindërit që t'u vënë fëmijëve të tyre emra patriotikë dhe ideologjikë.

Vitet e fundit, koreano-veriorët u kanë vënë fëmijëve të tyre emra që janë më të lehtë për t'u thënë falë ndikimit në rritje nga bota e jashtme.

Por autoritetet koreano-veriore kanë filluar të frenojnë këtë prirje pasi qytetarëve po u thuhet se emrat më të butë që nuk konsiderohen "sa duhet revolucionarë" duhet të ndryshohen në më ideologjikë.

Sipas mediave emrat që nënkuptojnë 'besnikëri' ose 'bombë' janë ato që duhen përdorur më shumë.

Edhe në të kaluarën, koreano-veriorët inkurajoheshin t'u vendosnin fëmijëve të tyre emra patriotikë që kishin një kuptim ideologjik apo edhe militarist, si Chung Sim (besnikëri), Chong Il (armë), Pok Il (bombë) ose Ui (satelit).

Një banor i paidentifikuar i provincës verilindore të Hamgyong-ut të Veriut tha për Shërbimin Korean të RFA:

Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti.

Një burim tjetër tha se zyrtarët po përdorin takime dhe njoftime publike për të udhëzuar të rriturit dhe fëmijët që të ndryshojnë emrat e tyre nëse konsiderohen shumë të butë ose të thjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit