Protestë te restoranti i Nusretit: Njerëzit janë në krizë, ju shisni biftekë të veshur në ar

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.12.2022, 21:49

Britanikët nuk e kanë pritur mirë hapjen e restorantit "Saktë Bae", ku një biftek i veshur me ar shitet rreth 1 mijë paund. Përfaqësuesit e "Animal Rebellion" i kanë bërë një vizitë paqësore restorantit të famshëm Nusret në Knightsbridge. Tetë protestues bllokuan tavolinat e rezervuara, duke bërë thirrje për një sistem ushqimor me bazë bimore.

Ata pretendojnë se mishi i shërbyer në restorantet e tij është ndër ushqimet me më shumë kosto.

"Restorante si këto janë simbole të një sistemi të prishur. Ndërkohë që 2 milionë njerëz po mbështeten në bankat e ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar tani, kuzhinierët me ndikim po shesin biftekë të veshur me ar për më shumë se një mijë paund" – tha studenti Ben Thomas.

Salt Bae kuzhinieri i mediave sociale që u bë i famshëm në vitin 2017, ka pritur në restorantet e tij 'ultra-premium' njerëz si David Beckham, Snoop Dogg dhe Leonardo DiCaprio. Në nëntor, Salt Bae u kritikua në mediat sociale pasi u mburr për faturën prej 140,584 £ të një klienti në Abu Dhabi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit